Flash News


E-TJERA

Sali Berisha feston sot ditëlindjen: Mbusha 78 vjeç, por udhëtoj në një pranverë të re politike

Sali Berisha feston sot ditëlindjen: Mbusha 78 vjeç, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot ditëlindjen. Në këtë 15 tetor, ‘doktori’ mbush 78 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë edhe një foto ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Lirisë dhe shkruan se udhëton në dy stinë njëherësh, në vjeshtën e jetës dhe në një pranverë të re politike, duke nënkuptuar sfidat për bashkimin e PD pasi Lulzim Basha dorëzoi drejtimin e partisë dhe fitoren në zgjedhjet lokale 2023.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, shkruan Berisha.

Urime të shumta kanë shkuar për Berishën, ndër të tjera edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta: “Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!” shkruan Meta në Facebook. 

Të fundit