Flash News

Ditari i Opozitës

Sali Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Yuri Kim kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje

Sali Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Yuri Kim kurrë nuk do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në takimin e radhës së “Foltores” me Lidhjen Demokratike të Gruas në Tiranë, se ambasadoren amerikane nuk do ta lejojë kurrë të shkelë në zyrën e tij pa kërkuar falje.

Berisha iu përgjigj Yuri Kim, e cila ka thënë se po të fitojë Berisha, nuk do i japë dorën dhe as nuk do t`i trokasë në derë.

"Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore. Ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Soros në Ballkan. Por unë do i them dy fjalë. Në një dalje u shpreh se po fitoj Berisha, duke shkelur Kushtetutën e saj, që po fitoi Berisha nuk do i jap dorën apo trokas në derë. Tani do i përgjigjem përpara jush: E nderuar zonjë dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA-së. Me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë nuk do te shkelë kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokrateve për “barin” që i kujtoi pak kohe me parë”, - tha Berisha nga "Foltorja".

Berisha foli dhe për Sorosin, teksa tha se ka kërkuar shpalljen e tij "Non grata".

“Soros është një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekti i Reformës me të cilën i prenë shtyllën shtetit shqiptar. Ai është frymëzues në shumë aspekte i narko-shtetit, ai është projektues, apo rigjallërues i projekteve të Milloshevicit për ndarjen e kufijve të Kosovës dhe së fundmi i Ballkanit Soros. Për të gjitha këto në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij “Non grata” dhe tani në emër tuaj do i them atij kjo forcë në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij “Non grata” përgjithmonë,"- tha Berisha.

Të fundit