Flash News

E-TJERA

Salianji e shpalli në kërkim se nuk shkoi në komision, Balla 'selfie' me kameramanët

Salianji e shpalli në kërkim se nuk shkoi në komision, Balla

Ka nisur me debate seanca e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku është dakordësuar  të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, është kërkuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryetari i Komisionit, Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura.

Teksa mazhoranca e braktisi këtë komision, kreu i tij, Ervin Salianji u ngrit në këmbë që ta kërkonte vetë Taulant Ballën për të dhënë dëshminë.

‘Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim’, tha ai, i cili pas largimit të grupit të PS-së nga mbledhja e komisionit, është ngritur në këmbë dhe bashkë me celularin e tij është futur në një ambient ku zhvillohen mbledhjet e grupeve, ku ishte edhe Balla.

Ndërkohë, ministri ka publikuar një foto me operatorët e televizione, duke e shndërruar kështu situatë në një lojë kukafshehthi.

 

Të fundit