Flash News

E-TJERA

Salianji feston 37-vjetorin në qeli, kolegia deputete: Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar pas fitores së 11 Majit

Salianji feston 37-vjetorin në qeli, kolegia deputete: Ditëlindjen e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji feston sot ditëlindjen teksa ndodhet në burgun e Fierit. Sot ai mbush 37 vjeç, ndërsa deputetja demokrate Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook e uron publikisht.

AJo shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur.

Zhupa shprehet se ditëlindjen e radhës të Salianjit do e festojnë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 majit.

Postimi i Ina Zhupës:

Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik!

Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj radhe është ndryshe.

Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë.

Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit.

Të fundit