Flash News

E-TJERA

Salianji kundërshton në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg nga Apeli

Salianji kundërshton në Gjykatën e Lartë dënimin me 1

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore duke kundërshtuar shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg ish deputetin për kallëzim të rremë.

Relatori i çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi ndërsa ende nuk është caktuar data apo ora.

Salianji ndodhet prej datës 27 shtator ne burgun e Fierit pasi Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës se parë.

Të fundit