Flash News

E-TJERA

Salianji në interpelancë me Ballën: Distancohu nga deklarata e Vocajt për burrin e Ibrahimajt

Salianji në interpelancë me Ballën: Distancohu nga deklarata e

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Salianji i kërkoi Ballës sqarim për ngjarjen e bashkëshortit të ish-ministres së Financave Delina Ibrahimaj, i cili plagosi me gozhdë një vit më parë vartësin e saj.

Po ashtu, Salianji shprehu shqetësim për lidhjet e policisë me krimin, teksa iu referua përgjimeve në Sky dhe EncoChat.

“Pavarësisht ikjes dhe ardhjes së ministrave të Brendshëm, e njëjta situatë është në Policinë e Shtetit. ‘Për të luftuar krimin e bashkëpunuar nuk punojmë dot me policinë e Shtetit, për shkak të inkriminimit’. Kjo ishte deklarata e kreut të SPAK. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar. A keni shifra, sa ka qenë kostoja në këto 8 vite që na miratimi dhe sa është numri i punonjësve që janë betuar në kuadër të ligjit të vettigut.

A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky? Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet. Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave”, tha ai.

Të fundit