Flash News

E-TJERA

Salianji: Rama premtoi se PS s’bëhet mburojë, por mbron Ballukun

Salianji: Rama premtoi se PS s’bëhet mburojë, por mbron Ballukun

 

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji iu referua një deklarate të bërë nga Edi Rama se “PS nuk bëhet mburojë për asnjë që ka punë me drejtësinë”.

I ftuar në News24, Salianji tha se pas aferave të zv.kryeministres Belinda Ballukut, nuk po ndodhin siç deklaronte Rama.

“Ka vendosur dhe një standart ky që është kryeministër Edi Rama. Ka dalë dhe ka thënë nëse dikush ka proces edhe punë me drejtësinë PS nuk mund të bëhet as mburojë dhe as avokati i tij.

Mburoja dhe avokati i çdo personi që është në këtë familje politike me që ka punë me institucionet e drejtësisë do të jetë avokati i tyre personal. Shihen veprimet që nuk ka dorëheqje të Ballukut, por as të Ramës. Nuk ka shkarkim. Nga ana tjetër ka një aktivizim për të penguar një procedurë të caktuar që është pezullimi”, tha Salianji.

 

Të fundit