Flash News

E-TJERA

"Salla e gjyqit ka dy dyer", Karamuço: Ka video të vrasjes së gjyqtarit Kalaja

"Salla e gjyqit ka dy dyer", Karamuço: Ka video të vrasjes

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbardhi detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço u shpreh se ka konfirmuar me policinë se autori ka përdorur një armë “Makarov”. Ai shtoi se autori Elvis Shkambi ka qëlluar 5 herë dhe se goditja nuk ka qenë statike.

“Është përdorur armë makarov, është një armë e vogël. Janë armë që nuk bien në sy, zënë pak vend. Mbahen lehtësisht maksimumi 7 plumba.

Mesa kam kuptuar autori ka qëlluar 5 here dhe e ka dorëzuar armën bosh. Mund të ketë pasur edhe 7 plumba. Nuk ka qenë goditje statike që ai ka qëndruar dhe ka goditur. Autori dhe viktima janë zhvendosur, njëri për tu mbrojtur tjetri për të qëlluar”, u shpreh Karamuço.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se ka pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes. Karamuçu shton se të pranishmit kanë shpëtuar nga plumbat falë dy dyerve që ka salla e gjyqit dhe kanë dalë teksa autori qëlloi drejt gjyqtarit.

“Ka pamje filmike, në atë moment kur ai ndiqte gjyqtarin është hapur dera dhe disa persona kanë dalë se salla është më dy dyer. Kjo është e gjithë dinamika me sa kuptoj unë nga trajektorja e plumbave,” shtoi ai.

Të fundit