Flash News

E-TJERA

Sallabanda: Spanja ka nevojë për 9 mijë mjekë, por atje nuk mbahen peng diplomat

Sallabanda: Spanja ka nevojë për 9 mijë mjekë, por atje nuk

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda thotë se shteti spanjoll ka nevojë për 9 mijë mjekë por nuk mban peng diplomat e studentëve si Shqipëria.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” mjeku tha se pavarësisht largimeve ka dhe mjekë të rinj që vijnë nga vendet e huaja dhe kështu bëhet një kompensim.

Spanja nuk i mban diplomat peng, por bën diçka. Në vitin 2022 kemi pasur 4100 kërkesa për të dalë jashtë Spanjës dhe na janë futur 4263 nga vendet e Amerikës Latine, nga vendet e Evropës Lindore, nga Shqipëria. Sot në Spanjë kemi 9 mijë vende bosh për mjekë, është si kërkesë.

Koncepti i vendeve të lira për specializim është një koncept që është i vjedhur nga Italia, por në vendet e Europës Perëndimore nuk ekziston. Ne nuk kemi vende për specializantë të rinj, ne kemi vende të programuara për specializantë dhe të gjithë specializantët marrin rrogë, por nuk ka vende të lira,” – shpjegoi Sallabanda.

 

Të fundit