Flash News

E-TJERA

“Salmonella Typhimurium”, bakteri vdekjeprurës që u gjet te mishi i pulës së importuar nga “Dimal”

“Salmonella Typhimurium”, bakteri vdekjeprurës që u gjet

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me skandalin që tronditi këtë të premte publikun, ku një sasi prej 27 ton fileto pule e importuar nga Brazili, me prani të bakterit salmonela, ka hyrë në tregun shqiptar nga kompania "Dimal Inc".

Mishi i pulës është i infektuar me bakterin "Salmonella Typhimurium", një patogjen i njohur që shkakton infeksione gastrointestinale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), "Typhi" është një patogjen kryesor enterik që infekton si njerëzit ashtu edhe kafshët. Infeksioni ndodh kur individët gëlltitin ushqim të kontaminuar, duke shkaktuar simptoma të tilla si temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku, kapsllëk ose diarre, ndërsa disa pacientë mund të kenë edhe skuqje dhe ethe.

Sipas statistikave të OBSH-së, vitin e kaluar janë regjistruar 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke shkaktuar rreth 110.000 vdekje. Kjo tregon se konsumimi i mishit të infektuar mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë dështuar të mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë dhënë informacion të mjaftueshëm mbi sa nga sasia e 27 tonëve të mishit të infektuar është konsumuar nga qytetarët. Ky skandal ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore në Shqipëri dhe për humbjen e besimit të konsumatorëve ndaj institucioneve që janë përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik.

Të fundit