Flash News

E-TJERA

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, çështjet që do të diskutohen të martën

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, çështjet

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për të mbajtur Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.

Samiti është i pari i këtij lloji që mbahet në Tiranë. Në axhendën e tij janë parashikuar një sërë temash për diskutim, ku në fokus mbetet lufta ruse në Ukrainë.

Temat kryesore të diskutimit do jenë:

-Trajtimi së bashku i pasojave të agresionit rus ndaj Ukrainës.

-Intensifikimi i angazhimit politik.

-Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja.

-Adresimi i sfidave të paraqitura nga emigracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në samit do të diskutohet gjithashtu edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregjet e brendshme të BE-së. Në përfundim të tij, do të ketë një deklaratë të përbashkët të delegacioneve.

Kujtojmë se në po të njëjtën ditë, Partia Demokratike ka thirru protestë në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se protesta nuk bëhet kundër BE-së, po për t’i treguar zërin e shqiptarëve dhe për të mikërpritur liderët evropianë.

Axhenda

10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve

11:45 Foto familjare

12:15 Seancë plenare dhe drekë pune

14:30 Konferencë për shtyp

Të fundit