Flash News

E-TJERA

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Charles Michel: Më 6 dhjetor do mblidhemi në Tiranë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Charles Michel: Më 6 dhjetor do

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një postimi në rrjetet sociale

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkroi Charles Michel.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

Ky takim pritet të japë një sinjal të ri të përkushtimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, me një mesazh për vendet e rajonit që të përfitojnë nga mjedisi politik i krijuar rishtazi në Evropë, në mënyrë që të përmirësohet procesi i anëtarësimit dhe zgjidhjes së disa çështjeve të hapura në Rajon.

Në Bruksel vlerësojnë se lufta në Ukrainë ka forcuar ndërgjegjësimin në Evropë për rëndësinë e politikës së zgjerimit për stabilitetin e kontinentit, gjë që dëshmohet edhe nga gatishmëria e treguar për të bërë përparim të shpejtë në bisedimet me Ukrainën dhe vendet e tjera që nuk ishin pjesë e procesit deri vonë.

Të fundit