Flash News

E-TJERA

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 6 dhjetori caktohet pushim zyrtar për Tiranën

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 6 dhjetori caktohet pushim zyrtar për

Të martën më 6 dhjetor do të mblidhet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Qeveria ka vendosur që në kuadër të samitit ndërkombëtar, data 6 dhjetor të jetë ditë pushimi zyrtare vetëm për kryeqytetin. E marta do të jetë pushim për administratën dhe shkollat.

Samiti do të mblidhet për të diskutuar çështje ndërkombëtare dhe rajonale, ku në fokus pritet të jetë edhe zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se në po të njëjtën ditë Partia Demokratike ka thirrur protestë. Kreu i PD-së Sali Berisha tha se protesta do të bëhet për të mirëpritur liderët evropianë dhe për të treguar gjurmët e regjimit që qeveris vendin.

 

Të fundit