Flash News

E-TJERA

Samiti BE-BP në Tiranë, analisti tregon pse Vuçiç refuzoi Ramën

Samiti BE-BP në Tiranë, analisti tregon pse Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë i pranishëm në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Vuçic njoftoi dje se do të anulojë pjesëmarrjen e tij në samit duke hedhur akuza mbi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Analaisti Agron Maliqi ka treguar për Euronews Albania se pse Vuçiç mori vendimin për t’i thënë ‘jo’ samitit që organizohet nga liderët e BE-së. Maliqi tha se më së shumti Vuçiç bëri një lëvizje kundër evropianëve se sa ndaj Ramës.

“Është më shumë një lëvizje dëshpërimi që unë nuk mendoj se do të mirëkuptohet. Është i tepërt si reagim, që një emërim i një ministri të bëhet shkas për të mos marrë pjesë në ngjarjen e parë të përbashkët që mbahet në Ballkan”, tha Maliqi.

Vendimi i Vuçiç për të mos marrë pjes ënë Samitin BE-BP në Tiranë vjen pas emërimit të Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

 

 

Të fundit