Flash News

E-TJERA

Samiti i BE, Rrumbullaku paralajmëron opozitën: Nuk refuzojmë protestën, por të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë

Samiti i BE, Rrumbullaku paralajmëron opozitën: Nuk refuzojmë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për mediat për masat e marra lidhur me 6 dhjetorin, ditën kur pritet të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor dhe njëherësh edhe protesta e opozitës.

Sipas Rrumbullakut, policia nuk do të ketë prirje për të ndaluar asnjë protestë, por paralajmëron opozitën që ta zhvillojë jashtë perimetrit të sigurisë.

“Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por në këtë rast, siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve VIP të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar . 

Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar.

Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta.”, tha Rrumbullaku.

Të fundit