Flash News


E-TJERA

Samiti i BE nesër në Tiranë, aeroporti i Rinasit tregon akset alternative për të shmangur trafikun

Samiti i BE nesër në Tiranë, aeroporti i Rinasit tregon akset

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetarët se cilat jane akset alternative për të shmangur trafikun prej datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ne kuader te samitit, ku në kryeqytet do të zbarkojnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, pritet te merren masa të rrepta sigurie dhe një numër i madh rrugësh do të jenë të bllokuara.

TIA sqaron se aksesi në aeroport do të sigurohet përmes rrugëve dytësore dhe jo autostradës Tiranë-Durrës.

“Gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të lehtësuar qarkullimin drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, do të jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës Tiranë – Qafë Kashar – Rinas si dhe Unaza Veriore. Po ashtu, do të mbeten funksionale degëzimet Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias – Rinas. Po ashtu udhëtarët këshillohen të përdorin këto akse alternative për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një mbërritje më të shpejtë në aeroport" njofton TIA.

Të fundit