Flash News

E-TJERA

Samiti i BE-së në Tiranë, reagon ambasadorja Homann: Tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne

Samiti i BE-së në Tiranë, reagon ambasadorja Homann: Tregon sa i

Ambasadorja e BE-se Christiane Homann ka reaguar lidhur me organizimin e samitit të BE-së për herë te parë në Tiranë.

Duke folur nga Korça, Homann tha se ky samit është shumë i rëndësishëm për Unionin pasi të gjithë liderët e Europës do të mblidhen në 6 Dhjetor në Shqipëri.

Sipas saj, mbajtja e samitit në Tiranë është tregues se Shqipëria është vend i rëndësishëm për BE-në.

“Është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë.

Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e BE”, tha ambasadorja e BE në Tiranë.

Të fundit