Flash News

E-TJERA

Samiti i PPE, Pollo: Më shumë shkop dhe më pak karotë për autokratët

Samiti i PPE, Pollo: Më shumë shkop dhe më pak karotë

Ish-deputeti dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, Genc Pollo ishte i pranishëm në një panel me përfaqësues të PPE-së, ku ndër të tjera është diskutuar mbi rrezikun e Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe kontinentit.

Përmes një postimi në Facebook, Pollo shkruan se ka diskutuar lidhur me situatën problematike në Shqipëri dhe Ballkan.

"Me miqtë e Partise Popullore Europiane e më gjerë për rrezikun e Putinit ndaj Ukrainës e kontinentit. Fola për probleme të lidhura në Shqipëri e në Ballkan. Instrumentat e Zgjerimit të aplikuara nga Komisioni Europian duhet të rishikohen në dritën e raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Llogarive.  Më shumë shkop e më pak karrotë autokratëve që hanë milionat e Europës e pastaj shkojnë për dua atje ku nuk e duan Europën,"- shkruan Pollo.

Të fundit