Flash News

E-TJERA

"Samiti i Prespës", udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Ohër

"Samiti i Prespës", udhëheqësit e Ballkanit

Sot në Ohër po zhvillohet "Samiti i Prespës", i organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Konferenca, e cila është titulluar "Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës" do të hapet nga kryeministri, Zoran Zaev.

Samiti do të mbahet në dy ditë dhe do të ketë në fokus integrimin e rajonin, bashkëpunimin midis shteteve në fusha të ndryshme, ndryshimin e klimës, sundimi i ligjit, etj.

Pjesë e samitit është i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic.

Të fundit