Flash News

E-TJERA

Samiti mes BE-së dhe Ballkanit zhvillohet në dhjetor, burime nga Brukseli: Mund të mbahet në Shqipëri

Samiti mes BE-së dhe Ballkanit zhvillohet në dhjetor, burime nga

Samiti i ri i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në fillim të dhjetorit, për herë të parë në një nga vendet e rajonit, shkruan RTS nga burime diplomatike në Bruksel.

Ky takim duhet të japë një sinjal të ri, të fortë të përkushtimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, me një mesazh për vendet e rajonit që të përfitojnë nga mjedisi politik i krijuar rishtazi në Evropë, në mënyrë që të përmirësohet procesi i anëtarësimit dhe zgjidhjes së disa çështjeve të hapura në Rajon.

Me shumë gjasa, Samiti do të mbahet në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut. Në Bruksel vlerësojnë se lufta në Ukrainë ka forcuar ndërgjegjësimin në Evropë për rëndësinë e politikës së zgjerimit për stabilitetin e kontinentit, gjë që dëshmohet edhe nga gatishmëria e treguar për të bërë përparim të shpejtë në bisedimet me Ukrainën dhe vendet e tjera që nuk ishin pjesë e procesit deri vonë.

Para samitit në dhjetor, në Pragë do të mbahet më 6 tetor një samit i të ashtuquajturit komunitet politik evropian, me iniciativën e presidentit francez Macron dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të fundit