Flash News

E-TJERA

Samiti për Ukrainën, Aleksandër Vuçiç mbërrin në Tiranë

Samiti për Ukrainën, Aleksandër Vuçiç mbërrin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë i shoqëruar nga një eskortë.

Vuçiç do t'i bashkohet Samitit të Ukrainës, ku do të marrin pjesë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Maqedonia e Veriut nga kryeministri Stevo Perandovski.

Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie. Ai zhvilloi pak më parë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit