Flash News

E-TJERA

Samiti, Varhelyi zbardh detaje nga takimi: Do të diskutojmë për zbatimin e planit ekonomik

Samiti, Varhelyi zbardh detaje nga takimi: Do të diskutojmë për
Oliver Varhelyi me Edi Ramën

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pak pasi mbërriti në Pallatin e Brigadave, ku po zhvillohet Samiti i liderëve për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka bërë me dije detaje nga ajo çfarë do të diskutohet në Samit. Varhelyi thotë se do të flasin për planin ekonomik dhe të investimeve, të paraqitur për rajonin nga KE. Ai gjithashtu thekson se do të shihet përpara për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 5 korrik.

"Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë për zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve, të paraqitur për rajonin nga KE, si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik", shkruan ai.

Samiti do të drejtohet nga Varhelyi dhe kryeministri Edi Rama. Kujtojmë që në orën 12.30 Varhelyi dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë për mediat dhe më pas do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes.

 

 

 

Të fundit