Flash News

E-TJERA

Sandër Lleshaj marton vajzën, foto nga festa dhe ceremonia në kishë

Sandër Lleshaj marton vajzën, foto nga festa dhe ceremonia në

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka martuar vajzën e tij, Dorotheas.

Fotot nga festa i ka bërë publike ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi, i cili shkruan “Njeriu lumturohet gjithsesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazëllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzës së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”.

Siç duket edhe nga fotot, çifti ka zhvilluar një ceremoni edhe në kishën katolike të Tiranës. Ndërsa bie në sy se ish ministri Sandër Lleshaj së bashku me të shoqen shfaqen shumë të lumtur.

Sandër Lleshaj marton vajzën, foto nga festa dhe ceremonia në

Të fundit