Flash News

E-TJERA

Sandër Lleshaj reagon për protestën e Berishës: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë

Sandër Lleshaj reagon për protestën e Berishës:

Për protestën e sotme që u zhvillua para selisë blu ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit thotë se sot nuk ndodhi asgjë e re, duke nënvizuar se këto situata vazhdojnë prej tre dekadash.

Lleshaj thotë se frymëzuesi, ekzekutori, filozofia, pjesmarrësit nuk kanë ndryshuar, duke sulmuar ish-liderin Sali Berisha. Ai shton se e vetmja risi ishte shënjestra, Lulzim Basha.

Lleshaj kërkon reagim më të ashpër, duke thënë se "Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë".

Kujtojmë që ish-ministri dha dorëheqjen pas protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Lleshaj do të kujtohet edhe për "shuarjen" e protestave të opozitës me gaz lotësjellës.

Të fundit