Flash News

E-TJERA

Sapo ishte kthyer nga Londra, 24-vjeçarit i bëjnë atentat me 6 plumba në Berat

Sapo ishte kthyer nga Londra, 24-vjeçarit i bëjnë atentat me 6

Një i ri është plagosur mesnatën e mbrëmshme në qytetin e Beratit.

Sipas policisë, Tajar Fetiu, 24-vjeç është qëlluar me 6 plumba teksa po kthehej në banesën e tij në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij. Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaro policia paraprakisht.

Mësohet se i riu sapo ishte kthyer nga Londra dhe ishte kthyer si çdo vit për pushime pranë familjes. Ai banonte në Tiranë, por në Berat kishte shkuar për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes.

Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati dhe policia po heton në disa pista.

Të fundit