Flash News

E-TJERA

Saranda nuk gjen qetësi! Të rinjtë përleshen me hunj në mes të qytetit (VIDEO)

Saranda nuk gjen qetësi! Të rinjtë përleshen me hunj në

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar një ditë më parë në Sarandë. 

Sipas pamjeve të bëra publike në rrjet, disa të rinj janë përleshur mes tyre me sende të forta si shkopinj dhe baleta druri, për arsye ende të paqarta. 

E gjithë skena e sherrit është regjistruar në shëtitoren e qytetit, pranë kalimtarëve që u gjendën të trembur përballë situatës së papritur dhe kaotike.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit, ndërsa ngjarja ka ngjallur shqetësim për sigurinë publike, sidomos në një qytet turistik si Saranda, ku çdo incident i tillë ndikon drejtpërdrejt në imazhin e zonës gjatë sezonit veror.

Autoritetet lokale ende nuk kanë reaguar mbi këtë ngjarje. Megjithatë ky nuk është incidenti i parë i regjistruar në Sarandë. Një sërë incidentesh janë regjistruar së fundmi në qytetin bregdetar në pikun e sezonit turistik. 

Të fundit