Flash News

E-TJERA

"Saranda si 'Monte Carlo!”, biznesmeni porosi për hapjen e sezonit turistik: Ofroni më shumë dashuri për klientët

"Saranda si 'Monte Carlo!”, biznesmeni porosi për hapjen e

Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca shfrytëzon shpesh rrjetet sociale për të denoncuar problematika të ndryshme.

Këtë herë, nga bregdeti i Sarandës, të cilën dikur e cilësonin si “Monte-Carlon e Shqipërisë”, Luca u ka përcjellë disa porosi biznesmenëve në nisje të sezonit turistik.

Përmes një videoje ku në sfond duket vija bregdetare e Sarandës, Luca ngre si shqetësim jo vetëm arkitekturën e qytetit, por u bën thirrje sipërmarrësve që të falin sa më shumë dashuri dhe mikpritje për klientët, pasi sipas tij nuk ofrohet në shumicën e rasteve.   

Kjo është Saranda. Një nga qytetet më të bukura dhe më shpresëdhënëse për turizmin. Saranda e mrekullueshme. Dikur thoshim Monte-Carlo e Shqipërisë. Por siç e shikoni Sarandën nga lart është pak e miksuar. Ashtu siç  i ka njerëzit miks por të mrekullueshëm. Saranda sipas godinave që shikoni dhe sipas strukturave ju do shikoni brenda pukjanë, tropojanë, do shini nga Librazhdi , nga Mallakastra, nga Tepelena, nga gjithë Shqipëria dhe këtë do ta dalloni nga arkitektura e re e Monte Carlos tonë.

Unë kam një thirrje miq për të gjithë ju që na dëgjoni: Ju lutem të paktën këto lloj arkitekturash, afrojini me një ngjyrë, bëjini të bardha, ose ngjyrë tjetër. Për ju miqtë e mi që jeni në sektorin privat: Falni dashuri sa më shumë klientëve, mungon dashuria në shërbim, mikpritje, ushqimin e kemi të mirë, detin po ashtu dhe hotelet, por nuk ka dashuri. Afrojini njerëzit me dashuroi që të kenë mundësi të shikojnë këtë mrekulli. Sezon të mbarë!”, shprehet Luca.

 



 

 

Të fundit