Flash News

E-TJERA

Sarandë / 13-vjeçari plagos me thikë një të mitur, alarm siguria në shkolla

Sarandë / 13-vjeçari plagos me thikë një të mitur,

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Sarandë, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në institucionet arsimore dhe dhunën mes të miturve.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka goditur me mjet prerës një nxënës tjetër 15-vjeçar.

I mituri i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur veprimet për shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Raste të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në shkollat e vendit, ku të rinjtë po kthehen në viktima të konflikteve dhe dhunës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi masat e sigurisë, kontrollin dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla brenda dhe përreth ambienteve shkollore.

Të fundit