Flash News

E-TJERA

Sarandë/ 19-vjeçari nga Egjipti gjendet pa shenja jete në një banesë të braktisur

Sarandë/ 19-vjeçari nga Egjipti gjendet pa shenja jete në

Një i ri 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në fshatin Nivicë, në Sarandë. Viktima është identifikuar si H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.

Nga kqyrja paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Trupi i 19 vjeçarit është transportuar në morgun pranë IML-së në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Të fundit