Flash News

E-TJERA

Sarandë, arrestohet 19-vjeçari për vjedhje me dhunë në një lavazh

Sarandë, arrestohet 19-vjeçari për vjedhje me dhunë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë ndaj një punonjësi lavazhi në lagjen nr. 3 të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2024, dhe pas disa ditësh hetime, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi I.A., banues në Sarandë, është ndaluar pas organizimit të operacionit për zbardhjen e rastit dhe vënien e autorit para drejtësisë. I riu akuzohet se ka vjedhur 400 euro nga punonjësi i lavazhit.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e rasteve të ndodhura, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar," thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit