Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Dënohen me burg dy gratë që shfrytëzonin të miturën për prostitucion

Sarandë/ Dënohen me burg dy gratë që shfrytëzonin

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy gratë e arrestuara për shfrytëzim të një vajze të mitur për prostitucion.

Të dyja të ndaluarat, Silvana Osmani, 42 vjeç, dhe Luljeta Doda, 39 vjeç, u lanë në burg pas vendimit të gjyqtarit Fatmir Ndreu, i cili e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre. Masa e sigurisë u kërkua edhe nga prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj.

Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokati Çaushi.

Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”, u shpreh avokati tjetër Dervishi.

Të fundit