Flash News

E-TJERA

Sarandë, gjende i pajetë 20-vjeçari në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve

Sarandë, gjende i pajetë 20-vjeçari në banesën ku

Një i ri u gjend i pajetë në Sarandë në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve.

Policia njofton se dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkake natyrale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Të fundit