Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesë një shtetase amerikane

Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesë një shtetase

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në apartamentin e saj në Sarandë.  Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila prej disa vitesh jetonte në qytetin bregdetar.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të fundit