Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Goditën me grusht futbollistin gjatë ndeshjes, arrestohen trajnerët Neritan Novi e Dhiogjen Muco

Sarandë/ Goditën me grusht futbollistin gjatë ndeshjes,

Vihen në pranga dy trajnerë futbolli, pasi akuzohen se kanë goditur me grushte një lojtar 21-vjeçar, Albi S.

Policia sqaroi se riu ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve, pasi u godit gjatë ndeshjes nga trajnerët e ekipit Butrinti, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, 52 dhe 45-vjeç.

Njoftimi: 

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit