Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Makina përfundon në përrua, plagoset shoferi dhe dy adoleshentë

Sarandë/ Makina përfundon në përrua, plagoset shoferi dhe dy

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Stjar – Bajkaj në Sarandë.

Mësohet se tre persona, dy prej tyre adoleshente duke udhëtuar me një mjet Benz kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.

Për pasojë janë plagosur shoferi dhe dy të mitur të moshave 13-15 vjeç. 

“Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

 

 

Të fundit