Flash News

E-TJERA

Sarandë/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në oborrin e banesës, 4 të plagosur

Sarandë/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në oborrin e

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”. Mjeti drejtohej nga një 71-vjeçar dhe dyshohet se ka kryer manovra të gabuara.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona, shtetas të huaj të cilët udhëtonin në makinë.

“Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, shtetasi A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar 4 shtetas të huaj që udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit