Flash News

E-TJERA

Sarandë, prokurorja “zgjohet” pas një viti dhe procedon denoncuesin

Sarandë, prokurorja “zgjohet” pas një viti dhe procedon

Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Klan, mbrëmjen e sotme më datë 7 prill, ku është përfshirë prokuroria e Sarandës.

Një dosje, që flinte prej më shumë se një viti në sirtar, është “zgjuar” menjëherë, sapo u denoncua në emisionin “Stop”, jo për të goditur shkeljet, por për të ndjekur penalisht denoncuesin.

Më 16 shkurt 2026, “Stop” publikoi rastin e Pandeli Nikës, i cili akuzoi vëllain për përvetësimin e biznesit familjar të ndërtuar që në vitin 1996.

Çështja ishte referuar në Prokurorinë e Sarandës, për falsifikim dokumentesh, por prokurorja Hava Memko nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Pas publikimit, gjithçka ndryshoi. Prokuroria e Tiranës veproi me shpejtësi, duke ushtruar kontroll me vendim gjykate dhe duke zbuluar shkelje të rënda, deri në dyshime për evazion fiskal.

Por çfarë bëri prokurorja e Sarandës? Në vend, që të hetonte abuzimet, ajo procedoi penalisht Pandeli Nikën.

Dhe këtë Memko e bëri për një dokument noterial, që pretendohet të jetë i falsifikuar, pa asnjë akt-ekspertimi, apo provë shkencore.

Qëndrimi i heshtur i prokurores Memko teksa pyetet nga gazetari i “Stop” duket se “flet” shumë.

Të fundit