Flash News

E-TJERA

Sarri projekton Lacion e sezonit të ri, Strakosha drejt largimit

Sarri projekton Lacion e sezonit të ri, Strakosha drejt largimit

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, ka një dakordësi në parim mes Lacios dhe Maurizio Sarrit, ku ky i fundit pritet të jetë në krye të stolit të bardhekaltërve në sezonin e ri.

Ish-tekniku i Napolit, ka filluar të mendojë që tani për elementët që i duhen në ekip dhe i ka kërkuar drejtuesve të Lacios 4 blerje: dy mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

“La Repubblica” raporton se për t’u arritur kjo, drejtuesit e Lacios duhet të bëjnë dy largime të rëndësishme dhe lojtarët që pritet të sakrifikohen te bardhekaltrit janë portieri shqiptar Tomas Strakosha dhe sulmuesi Korrea.

Te Lacio besojnë se Reina mund të japë shumë edhe për një sezon dhe për këtë arsye do i hapnin derën një largimi të Strakoshës, i cili nuk pranon të jetë edhe për një sezon tjetër në stol. Nga ana tjetër, për Korrean Lacio kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Të fundit