Flash News

E-TJERA

Sasia rekord e kapur në Kosovë, kreu i SPAK jep detaje për kokainën që kaloi përmes portit të Durrësit

Sasia rekord e kapur në Kosovë, kreu i SPAK jep detaje për
Depo ushqimore ku u kap sasia e kokaines

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e përbashkët të policisë së Kosovës, Shqipërisë e Italisë, ku dyshohet se janë sekuestruar mbi 2 ton lëndë narkotike kokainë në Lipjan.

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një reagim për ABC thotë se sasia e kokainës është ende duke u peshuar.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.

Kokaina ishte fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili, ndërsa trafikantët kishin përdorur portin e Durrësit si tranzit.

Ajo ishte ndarë në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.

Siç mëson abcneës.al, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

 

 

Të fundit