Flash News

E-TJERA

Sazan Guri paralajmëron Safet Gjicin: Do ta hedh në gjyq

Sazan Guri paralajmëron Safet Gjicin: Do ta hedh në gjyq

Ambientalisti Sazan Guri ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ai ka deklaruare se këtë hap do ta ndërmarrë, pas lajmeve që kanë qarkulluar prej kohësh në media se Gjici ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të helmuar qentë e rrugës.

“Ne deri tani kemi dy gjyqe penale Gjirokastrën dhe Pogradecin, do të kemi edhe një në Kukës. Do ta hedh në gjyq, në qoftë se del fakti Safetin do ta hedh në gjyq. Nëse ka provë aty do shkojmë. Janë një mijë mënyra për të vajtur tek ajo që nuk vjen kurrë që quhet helmimi. Në të gjitha rastet do të doja të denoncoja mënyrat makabre se si vriten qentë”, është shprehur Guri në "Abc".

Kujtojmë se pak kohë më parë në kryeqytet u zhvilluan protesta kundër Bashkisë së Tiranës për mbrojtjen e kafshëve endacake, pas videove se qarkulluara në rrjet ku shfaqeshin duke u keqtrajtuar, madje në disa raste edhe vriteshin.

Të fundit