Flash News

E-TJERA

Zv.presidenti i BE: Arrestimi i Belerit në Shqipërim akt 'thellësisht anti-evropian'

Zv.presidenti i BE: Arrestimi i Belerit në Shqipërim akt

“Burgosja nga autoritetet shqiptare e një greku etnik i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në maj është akt "thellësisht anti-evropian" dhe rrezikon të bëhet një pengesë për "aspiratat evropiane të popullit shqiptar", deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian për Mbrojtjen e Rrugës Evropiane, Margaritis Schinas.

Në një video-mesazh të transmetuar në një demonstratë të organizuar të hënën nga organizata Omonoia në qytetin jugor shqiptar, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, Schinas tha se “mënyra evropiane e jetës ka të bëjë me demokracinë, drejtësinë, lirinë për të votuar , dhe për t'u zgjedhur.

Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes sonë të madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo.”

Komisioneri shtoi se i ka kërkuar kolegut të tij përgjegjës për zgjerimin e BE-së “t’i bëjë të qartë Shqipërisë se kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë, mur, për aspiratat europiane të vendit dhe të popullit shqiptar”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

“Ka humbur shumë kohë, por edhe tani, në këtë moment, nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë Fredi Belerit. Sepse ajo që po ndodh me Fredin është thellësisht anti-evropiane”, ka deklaruar zyrtari grek.

 

Të fundit