Flash News

E-TJERA

Scholz nuk i thotë “jo” kampit të refugjatëve në Shqipëri: Do t’i ndjekim nga afër

Scholz nuk i thotë “jo” kampit të refugjatëve në

Në një kongres në Spanjë, kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shikonte nga afër planet për qendrat e refugjatëve në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë. Sfondi janë debatet rreth çështjes nëse procedurat e azilit mund të fillojnë dhe kryhen jashtë BE-së.

Scholz është treguar i hapur ndaj planeve italiane për ngritjen e qendrave për pranimin e emigrantëve në Shqipëri, shkruan Welt. Në margjinat e Kongresit të Socialistëve Europianë në Malaga, ai vuri në dukje të shtunën se Shqipëria ishte një kandidate për anëtarësim në BE.

“Në këtë aspekt, ne me të vërtetë po flasim për një çështje se si mund t'i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane. Rregullore të tilla janë të mundshme. Ne të gjithë do ta ndjekim këtë nga afër”, tha Scholz.

Edhe në Gjermani prej disa javësh po zhvillohen diskutime nëse procedurat e azilit mund të fillojnë dhe kryhen jashtë BE-së. Giorgia Meloni kishte nënshkruar së fundmi një marrëveshje që parashikonte ngritjen e qendrave italiane të refugjatëve në territorin shqiptar.

Scholz, ashtu si kandidatja kryesore e SPD-së për zgjedhjet evropiane, Katharina Barley, këmbënguli që BE-ja duhet të përfundojë reformën e ligjit evropian për azilin brenda kësaj periudhe legjislative të Parlamentit Evropian. Kjo përfshin, ndër të tjera, mbrojtje më të mirë të kufijve dhe një mekanizëm të shpërndarjes së refugjatëve midis shteteve të BE-së.

Të fundit