Flash News

E-TJERA

"S'deklarojnë financimet"/ PS miliona për 1 mandat deputeti, PD me mungesë transparence, PSD e Tom Doshit më e varfra

"S'deklarojnë financimet"/ PS miliona për 1 mandat

Instituti i Studimeve Politike ka konstatuar se partitë politike në Shqipëri nuk iu janë përbajtuar detyrimit kushtetues për deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre.

ISP vlerëson se financimi elektoral i partive mbetet biznesi më informal në Shqipëri, por njëherësh dhe me imunitet më të lartë politik e institucional në Shqipëri.

Në deklarimet e fundit në KQZ janë ofruar disa të dhëna, jo të plota. ISP bën me dije se në zgjedhjet e fundit, për PS-në rekord në raportet miliona – 1 deputet janë qarku Kukës dhe Shkodra, përkatësisht me 17 milionë lekë dhe 10 milionë për mandat.

Ndërsa qarqet më me pak shpenzime për një mandat deputeti janë Durrësi dhe Fieri. ISP ngre shqetësimin sesi në një vend i varfër si Shqipëria ka kosto elektorale për një mandat deputeti kaq të larta.

Nga ana tjetër nënvizon mungesën e transparencës të treguar nga Partia Demokratike. Kjo e fundit pretendon se ka shpenzuar 0 lekë për mandatet në gjashtë qarqe.

Instituti shton se në Dibër, Durrës, Berat, Kukës, Lezhë apo Vlorë ka pasur fushatë milionerësh. Gjithashtu shton se të njëjtat të dhëna jo reale gjenden edhe tek PSD, LSI, etj, madje PSD-ja e Tom Doshit del se është një prej partive më të varfra në vend.

"Të dhëna të tilla janë alarmante për gjendjen e partive politike, informalitetin e lartë dhe kurajën që ka politika për të abuzuar me Kushtetutën, ligjet dhe standardet e integritetit", thotë ISP krah të dhënave të publikuara.

Të fundit