Flash News

E-TJERA

“S'djeg jorganin për një plesht”/ Dikur largimin e Dukës e quajti betejën e jetës, ç’deklaron Veliaj pasi shtrënguan duart

“S'djeg jorganin për një plesht”/ Dikur largimin e

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i FSHF-së Armando Duka u shfaqën disa ditë më parë së bashku në sheshin "Skënderbej" për të prezantuar kupën që do të merrte fituesi i Conference League, trofe që u mor nga Roma.

Dalja e tyre në krah të njëri-tjetrit tërhoqëi vëmendjen e opinionit publik, pasi erdhi pas një përplasjeje të fortë mes tyre. Kujtojmë se Veliaj ishte shprehur se largimi i Dukës do të ishte beteja e jetës së tij. 

Ndërsa së fundmi Veliaj ka thënë se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

Ai tha për ‘Kjo Javë’ se betejën ai e fitoi në gjykatë, duke mos i dhënë shumë rendësi këtij debate, ndryshe nga çfarë deklaronte kohë më parë.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë. Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon.

Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht. Unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

Përplasja Veliaj-Duka

Zgjedhjet e 2 Marsit për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nxitur përplasje të forta mes presidentit aktual të FSHF, Armand Duka dhe kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Duka kërkoi një mandat të gjashtë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo për Erion Veliajn është e papranueshme. Ndaj u investua për ta zëvendësuar atë.

Bashkia Tiranë ka 34% aksione të Klubit të Futbollit të Tiranës, pjesë e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Kjo e fundit ka dhe numrin më të madh të votave për president të FSHF.

Veliaj nisi përpjekjet për largimin e Dukës nga FSHF, duke i kërkuar antarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, të votojnë Eduard Prodanin për kryetarin e saj.

“Aty është noteri. Firmosim. Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë”, tha Veliaj.

FSHF publikoi një audiopërgjim të takimit, të cilin Veliaj e konfirmoi pa asnjë problem.

 “Jeni në këtë sallë 40 vota, nga 56 që janë nesër. Unë me këtë sallë fitoj Tiranën dhe gjithë Shqipërinë jo më marr një shoqatë të vogël”, shtoi ai.

Në 23 Janar, një ditë përpara zgjedhjeve të Shoqatës Rajonale të Tiranës, Bashkia Tiranë njoftoi angazhimin e një grupi juristësh, për të denoncuar në SPAK dhe ndërkombëtarisht Armando Dukën.

Një ditë më vonë, kur mbaheshin votimet për kreun e Shoqatës, Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimit për Dukën, me akuzën për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Zgjedhjet u zhvilluan. Kandidati i mbështetur nga Veliaj humbi. Votimet i quajti të manipuluara.

Të fundit