Flash News

E-TJERA

“S’e kam për fushatë emisionin”, Mëhilli përplaset me Veliajn për taksat

“S’e kam për fushatë emisionin”, Mëhilli

Debati për taksat e qytetarëve ka përplasur kryebashkiakun Erion Veliaj me moderatoren Erla Mëhilli.

I ftuar në studion e “Now me Erla Mëhillin”, Veliaj iu shmang pyetjes për taksat e qytetarëve dhe nisi të lexonte listën e shkollave të ndërtuara. Mëhilli ka ndërhyrë duke i thënë se emisioni i saj nuk është për fushatë dhe se Veliaj duhet të përgjigjet për taksat që mblidhen nga katërfshimi në Tiranë.

Kryebashkiaku u shmang duke bërë të paditurin e duke pyetur se për cilën taksë bëhej fjalë.

Pjesë nga biseda:

Erla Mëhilli: Nuk e kemi për fushatë emisionin zoti Veliaj. Mund t’i përmendni gjatë gjithë aktiviteteve tuaja, madje mos u merrni me opozitën, merruni dhe lexoni shkollat.

Erion Veliaj: Këtu shkojnë njerëz, këtu shkojnë fëmijë dhe ju e thoni me lehtësinë më të madhe. Ja pra ku i çojmë taksat.

Erla Mëhilli: Po nuk e themi me lehtësinë më të madhe. Ne duam të dimë ku i çoni taksat e qytetarëve që mblidhni nga katërfishimi i taksave në qytetin e Tiranës?

Erion Veliaj: Po pse nuk do të dëgjosh? Cila taksë të është katërfishuar? Pse po gënjen?

Të fundit