Flash News

E-TJERA

"S’e mban dot shtetin në karantinë me dhunë", mjeku Koni komenton përdorimin e detyrueshëm të maskës: Nuk do të zbatohet

"S’e mban dot shtetin në karantinë me dhunë",

Mjeku i njohur, Artan Koni ka komentuar vendimin e qeverisë për vendosjen e maskës me detyrim pas 15 tetorit. Ai tha për News 24 se kjo masë nuk është e duhura dhe do të hasë në rezistencën e qytetarëve.

Teksa ka kundërshtuar vendimin e qeverisë, Koni deklaroi se shtetin nuk e mban dot në karantinë me dhunë.

“Patjetër që kjo nuk është masa e duhur, por është e pritshme, pasi në Shqipëri vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë", tha Koni.

 

Të fundit