Flash News

E-TJERA

Seanca e fundit e legjislaturës, Artan Fuga: Theu qafën Kuvendi i turpit, prodhoi ligjet më të këqija dhe idiote në botë!

Seanca e fundit e legjislaturës, Artan Fuga: Theu qafën Kuvendi i

Sot Kuvendi pati seancën e fundit të kësaj legjislature, për t’u kthyer në shtator kur edhe zyrtarizohet parlamenti i ri me deputetët fitues të 25 prillit, si dhe qeveria e re.

Akademiku Artan Fuga ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me këtë ditë, ndërsa e ka cilësuar këtë Kuvend si të turpshëm dhe që sipas tij ka prodhuar ligjet më të këqija dhe idiote në botë.

“Sot ditë e shënuar!
Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!
Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i edukimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxori me turp në breg të kënetës!
Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”, shkruan Fuga.

Të fundit