Flash News

E-TJERA

Seanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithë deputetët në këmbë në respekt të tij

Seanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithë

Sot seanca parlamentare nisi me një minutë heshtje në respekt të deputetit Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë me 29 mars nga Covid-19.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ftoi pjesëmarrësit në këtë seancë që të mbanin një minutë heshtje në nder të tij. Të gjithë politikanët u ngritën në këmbë në respekt të të ndjerit, i cili ka lënë gjurmë në politikën shqiptare.

Fino ishte në listën e kandidatëve për deputetë të Fierit në këto zgjedhje. Ndonëse nuk ishte mes nesh, në fletën e votimit ku renditej i katërti, ai mori 182 vota.

Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij që mbajti në sheshin “Skënderbej” u shfaq i prekur për humbjen e Finos dhe për faktin se ai nuk ishte mes tyre për të festuar fitoren.

 

Seanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithëSeanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithëSeanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithëSeanca e parë parlamentare pa Bashkim Finon, të gjithë

Të fundit