Flash News

E-TJERA

Seanca maratonë, Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e Mjekësisë, legalizimin e kanabisit dhe Akademinë e Shkencave

Seanca maratonë, Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e

Në një seancë maratonë që zgjati deri pas mesnate dhe mes debatesh e tensionesh, Kuvendi ka miratuar tre projektligjet e propozuara nga qeveria.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion u votuan projektligjet që kanë qenë kryefjalë e debateve gjatë ditëve të fundit.

Kështu, Kuvendi ka miratuar me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Seanca maratonë, Kuvendi miraton pr.ligjet për studentët e

Kuvendit miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit ti lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.

 

Të fundit