Flash News

E-TJERA

Seanca në Apel për Veliajn, çfarë po ndodh prej tre orësh në gjykatë

Seanca në Apel për Veliajn, çfarë po ndodh prej tre

Po vijon prej tre orësh seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe për 4 biznesmenët ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.

Deri tani ka përfunduar mbrojtjen avokati i kryebashkiakut, Ermir Beta, dhe po bën mbrojtjen avokati tjetër Artur Selmani. Të dy kanë kërkuar shfuqizim të masës “arrest me burg” ose një masë më të butë sigurie.

Pas tyre pritet të flasë vetë Veliaj, që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej datës 12 shkurt nën akuzë për dy vepra penale “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

Të fundit